Motra e këngëtares Britney Spears, Jamie, ka folur së fundmi në një intervistë për “Good Morning America” për gjithçka ka ndodhur me këngëtaren dhe marrëdhënien e tyre.

Për 13 vite, artistja ishte në kontrollin e plotë të babait të saj dhe gjatë intervistës, Jamie është shprehur se Britney nuk ishte në gjendje të mbante në kontroll veten e saj.

Pavarësisht marrëdhënies së tyre komplekse, Jamie Lin u shpreh se e donte të motrën. Ajo fshiu lotët e saj, duke thënë:

E doja dhe e mbështeta, dhe ajo bëri gjënë e duhur. Ajo e di këtë, kështu që nuk e di pse ndodhemi në këtë situatë  tani.”

Në një status të gjatë në Twitter, Britney ka reaguar pas kësaj interviste duke akuzuar Jamie-n se ka gënjyer në vitin 2008 për gjendjen mendore të saj, vetëm për të shitur  librin “Things I should have said”.

“Familja ime më shkatërroi ëndrrat 100 miliardë % dhe më bëri të dukem si e çmendur”.- tha ajo  .

Britney deklaroi se motrës së saj të vogël nuk i ishte dashur asnjëherë të punojë  dhe se gjithçka i ka ardhur gati në jetë.

Klan News