Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka kërkuar pranë Komisionit Qendror Zgjedhor ngritjen e një referendumi popullor për ngritjen e një ligji të sigurimeve shoqërore. Sipas  nismëtarëve të sindikatave të pavarura, ligji në të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me rritjen e moshës së daljen në pension në 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gra duhet të ndryshojë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Erton Sinani në lidhje me këtë kërkesë u shpreh:

Erton Sinani: Komisioni Qendror i zgjedhjeve analizoi kërkesën e ardhur nga BSPS-ja dhe vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjeve të mësipërme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi të marrë në dorëzim fletët tip të nënshkruara me 50.000 nënshkrimet e kërkuara nga ligji, do të bëjë brenda 5 ditësh një verifikim paraprak për plotësimin e rregullt të krejt dokumentacionit  dh brenda një periudhe tremujore do të kryej verifikimin e shtetasve në regjistrin kombëtar të zgjedhjes. Më pas Komisioni Qendror i Zgjedhje do të dërgoj krejt praktikën në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të verifikoj kushtetutshmërinë e këtij referendumi të përgjithshëm dhe më pas do i kërkoj Presidentit të Republikës, caktimin e një datë për zhvillimin e referendumit.

Sipas sindikalistëve thelbi i kërkesës të paraqitur për referendum popullor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është që mosha e daljes në pension të mos rritet./tvklan.al