Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai ka marrë 82 vota nga 92 anëtarë të kryesisë që kanë votuar në zgjedhjet e mbajtura këtë të Shtunë mes polemikave e akuzave. Votimi u mbajt në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Në garë ishin edhe myftiu i Beratit Emirion Vathaj dhe Eduart Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit.

Pas rizgjedhjes Spahiu u shpreh se do shërbejë me devotshmëri dhe transparencë dhe do t’i shkojë deri në fund çdo akuze ngritur ndaj tij.

Teksa po mbaheshin Zgjedhjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, jashtë Medresesë së Tiranës u zhvillua një protestë ku morën pjesë qytetarë dhe besimtarë që ishin kundër tyre. Me pankarta në duar ata nënvizuan se kandidaturat nuk ishin të duhurat dhe se kanë lidhje me gylenistët.

Klan News