Në mbyllje të samitit të Bërdos në Slloveni Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian  deklaruan se do të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin,  sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik e institucional. Liderët botërorë theksuan vazhdimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin për realizimin pa probleme të kalimit të përgjegjësive nga UNMIK-u tek EULEX-si, si dhe vendosjen e forcave të këtij misioni në të gjithë territorin e Kosovës.

Në deklaratën e Samitit mbështetet edhe përparimi i Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Malit të Zi në procesin e integrimeve euroatlantike. Presidenti amerikan Georg Bush gjeti  një mbështetje të fortë në radhët e Bashkimit Europian për çështjen e Iranit, udhëheqësit europianë ranë dakord me të se nëse Teherani nuk pezullon pasurimin e uraniumit, atëherë duhen shtuar sanksionet e vendosura nga OKB-ja.

Në Bërdo u edhe rreth paqes në lindjen e mesme, sigurisë globale dhe krizës të çmimeve e ushqimit , dhe liberalizimit të vizave për vendet anëtare të bllokut dhe Shteteve të bashkuara. Pas përfundimit të samitit, presidenti Bush u nis për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle