Ridvan Bode: “Viti 2007 nuk ka qenë viti më i mirë i investimeve të kësaj administrate, por absolutisht investimet e brendshme kanë qenë 93.4% dhe investimet e huaja kanë qenë 52% dhe totali i investimeve ka qenë 84% dhe në vlerë absolute është të paktën 2 herë më i lartë se mesatarja e vitit më të mirë që ka pasur qeveria e mëparshme. Deficiti buxhetor viti 2007 do të mbahet mend si viti me deficitin më të ulët buxhetor. Totali i investimeve publike arriti rreth 6%, nga këto 6% investime publike 1.4% janë financuar nga privatizimi. 1.7% ka qenë deficiti i brendshëm, borxhi publik që kemi marrë për vitin 2007, duke qenë niveli më i ulët historik i madh në Shqipëri si borxh publik.”

Arben Malaj: “Ritmet e rritjes së të ardhurave janë më të ulëta se ato të vitit të kaluar, pavarësisht nga justifikimi se qeveria ka ndërmarrë politika të reja fiskale. Nuk ka politika të reja fiskale më shumë se sa detyrimi për një konsolidim fiskal dhe nj qëndrueshmëri afat gjatë të financave publike. Si mund të cilësohet sukses buxheti i vitit 2007, kur në zemër të tij ishte buxheti suplementar, kur lehtësisht konstatohet se buxheti faktit i certifikuar nga KLSH, rezulton të jetë 25 milion dollar më pak se plani që ju miratuat me aq entuziazëm dhe eufori në dhjetor të vitit 2006.”/tvklan.al