Riccardo Calafiori pritet t’i bashkohet Arsenal në sezonin 2024-2025. Mbrojtësi italian shkëlqeu me Bologna në serie A dhe Italinë në Euro 2024, duke tërhequr vëmendjen.

Sipas mediave italiane klubet po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes. 50 milion euro thuhet se është shuma që do të shpenzohet nga “Topçinjtë” e Londrës për Calafiori, ndërsa vetëm 1 vit më parë u ble për 4 milion euro nga Basel.

Pikërisht ekipi zviceran do të përfitojë rreth 40% të shumës sipas kontratës me Bologna. Klubi nga Emilia-Romagna do të ruajë edhe 50% të kartonit të Riccardo Calafiori në rast shitje nga Arsenal në të ardhmen. 22-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar edhe me Roma dhe Genoa.

Tv Klan