Megjithëse është quajtur sukeses, vizita e kryeministrit Fatos Nano në Athinë ku për herë të parë miratohet ngritja e një komisioni dypalësh, vetë përfaqësuesit e popullsisë çame e shohin me dyshim një gjë të tillë.
“ Në takimin që kanë bërë dy kryeministrat nuk jemi dakord me përkufizimin që është bërë çëshjtes vetëm për çështjen e pronave.”
Ka patur një paqartësi në deklaratën e përbashkët të homologëve Nano-Karamanlis për faktin se në fjalën e tyre nuk është përmendur termi Çamëri, e kjo ndoshta për diplomaci. Në deklaratën e një dite më parë thuhej se ngritja e një komisioni shqiptaro-grek do të verfikojë pasuritë e shqiptarëve në tokën greke që në pjesën dërrmuese janë çamët dhe të pronave të minoritarëve grekë në vendin tonë pas vitit 1940 që janë raste të pakta. Por pretendimet e çamëve nuk kanë të bëjnë vetëm me pronat.
“ Neve duam të rikthehemi në vëndin tonë, në pronat tona, të jetojmë me ligjet, të drejtat e shtetit grek edhe të gëzojmë ato të drejta që kemi pasur para dëbimit me dhunë nga Çamëria.”
Për të marrë një përgjigje të saktë për zgjidhjen reale të problemit të çamëve një përfaqësi e tyre do të kërkojë takim me kryeministrin Nano pas kthimit të tij nga Athina. /tvklan.al