Shqipëria dhe Çekia kanë secila 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, me Kuqezinjtë të cilët janë në vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë. Çekët e vlerësojnë përfaqësuesen e drejtuar nga Sylvinho për mënyrën se si luan, por për mesfushorin Alex Kral e kanë mundësinë ta mposhtin.
“Ai është një kundërshtar i fortë. Ata zhvillojnë kundërsulme të shpejta, kanë tranzicione të shpejta. Ne pamë ndeshjen e Shqipërisë kundër Ukrainës, duhet të jemi të vëmendshëm. Por unë besoj se nuk janë të pathyeshëm”.
Humbja e fundit e Shqipërisë me përfaqësuesen çeke ka qenë miqësorja e qershorit të 2021, ndërsa më pas ka barazuar në Pragë dhe fituar në Tiranë për kualifikueset e Euro 2024. Pas disa kritikave për ndeshjen me Ukrainën në shtëpi edhe pse u fitua nga Çekia priten më shumë tifozë në mbështetje të ekipit.
Tv Klan