Teksa palët politike pritet të finalizojnë me votën e tyre në seancën plenare të së premtes amendimet në Kodin Elektoral për votën e diasporës, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi garantoi se institucioni i drejtuar prej tij e ka gati infrastrukturën për këtë proces.

“KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë. E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.”

Lidhur me debatet për votën e emigrantëve mes partive, Celibashi tha se KQZ  do të ofrojë transparencë për këtë proces që përbën risi për zgjedhjet në Shqipëri.

Tv Klan