90 vjet më parë në qytetin e Vlorës Islamil Qemali ngriti flamurin e qeverisë së parë të Shqipërisë. Megjithëse dita kur Shqiptarët patën vërtet qeverinë e tyre do të vinte shumë më vonë, 28 Nëntori ka hyrë në histori si dita e lindjes së këtij shteti. Me rastin e 90 vjetorit t pavarësisë ka qenë Vlora epiqëndra e festimeve ku mijra qytetarë vlonjatë kishin mbushur sheshin e flamurit për të pritur personalitetet më të larta të shtetit Shqiptare të cilët morën pjesë në ceremonitë për të nderuar ditën e ngritjes së flamurit. Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit në shesh nga presidenti Alfred Moisiu. Më pas në varrin e Ismail Qemalit u vendosën kurora dhe buqeta me lule nga presidenti i vendit Alfred Moisiu, kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi, kryeministri Fatos Nano, kryetari i opozitës Sali Berisha si dhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, kryetari i partisë demokratike të Kosoves Hashim Thaci, kryetari i partisë demokratike të Mqedonisë Arbër Xhaferri. Në mitingun e organizuar përshëndeti presidenti Moisiu, i cili tha se në këtë 90 vjetor të pavarësisë klima e re politike e bazuar në bashkëpunimin pozitë opozitë për thellimin e refortmave duhet të vazhdojë më tejë.

“Në këtë pervjetorë për herë të parë në 90 vite histori të shtetit Shqiptarë, jemi bashkaur të gjithë duke i dhënë fund kohrave kur festat Shqiptare ndaheshin sipas bindjeve politike. Përvjetoret dhe festat nuk janë vetëm ditë përqafimesh por edhe reflektimesh dhe angazhimesh. Ne kemi nevojë ta përdorim këtë moment për të nxitur dhe thelluar procesin e nisur të reformave dhe të shtetit demokratik ligjor ku jeta, prona, liria, mendimi dhe besimi janë pasuri e cmuar, e garantuar dhe e paprekëshme. Rruga drejtë refomave që kemi nisur duhet të vazhdojë. Klima e re politike e bazuar në bashkëpunimin pozite opozite për thellimin e refomave, për integrimin Euroatlantik dhe për largimin nga politika konfliktuale 10 vjecare duhet thelluar dhe përhapur më tejë”, u shpreh Moisiu

Edhe lideri i opozitës Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tijë në ditën e pavarësisë.

“Ndjehem më krenarë se asnjëherë sepse Shqiptarët sot janë të lirë dhe kur je i lirë ke shumë motive të jeshë krenar, kur je i shtypur qoftë edhe në pjesë të caktuara nuk mund të jeshë i tillë” Në këtë përvjetorë të pavarësisë presidenti Alfred Moisiu ka inaguruar edhe bustin e Marigos , vajzës që qëndisi flamurin, të cilin plaku Ismail Qemali ngriti në Vlorë në 1012. Me pjesemarrjen e personaliteteve me të larta të shtetit Shqiptarë, të Kosovës dhe Maqedonisë një koncert në pallatin e sportit mbylli ceremonitë në qytetin e Vlorës ku 90 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë./tvklan.al