Chelsea regjistroi fitoren e parë në kampionat, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Wolves, në sfidën e vlefshme për javën e dytë në Premier League.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar, e cila në pjesën e dytë u dominua totalisht nga “blutë” e Londrës.

Skuadra e drejtuar nga Maresca e nisi me këmbën e mbarë, duke kaluar në avantazh me Jackson në minutën e 2-të, por vendasit barazuan me Cunha në minutën e 27-të.

Palmer riktheu avantazhin për Chelsea-n në minutën e 45-të, por Larsen riktheu sërish baraspeshën para mbylljes së pjesës së parë.

Fraksioni i dytë nisi me Chelsea-n në sulm dhe Madueke ishte i papërmbajtshëm, teksa shënoi tre gola të shpejtë, pas asisteve të marrë nga Palmer, duke dërguar rezultatin në 5-2.

Për të vulosur sfidën në 6-2, mendoi Felix, me sulmuesin që shënoi në debutimin e tij, në minutën e 80-të. Kjo është fitorja e parë për Chelsea-n, pas humbjes në ndeshjen e javës së parë.

Në sfidën tjetër, Neëcastle nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth. /tvklan.al