“Christian Dior”, një ndër markat më luksoze në fushën e modës ka vendosur që të jetë krah zhvillimit të Lojërave Olimpike në Paris 2024.

Dior ka krijuar ekipin e saj të ëndrrave përpara Lojërave Olimpike duke përzgjedhur si modele për të promovuar veshjet e saj që përfaqësojnë kategori të ndryshme të sportit. Shtëpia franceze e modës po forcon renditjen e ambasadorit të markës së saj me 15 atlete dhe sportistet më të mira ndërkombëtare.

Jo vetëm në vrap ajo kryeson edhe në modeling. Dior ka zgjedhur Elaine Thompson-Herah e Xhamajkës, fituese e pesë herëve radhazi të medaljes së artë olimpike, e cilësuar gjithashtu si gruaja më e shpejtë në botë dhe dy herë fituesja e Kupës së Botës. Ajo do të jetë pjesë e ekipit të brandit të veshjeve.

Sërfistja Havajane, Carissa Moore, fituesja e parë e medaljes së artë olimpike në dërrasat e shkurtra të sërfit për femra në Lojërat e Tokios 2020, është gjithashtu në listën e heronjve sportivë që përfaqësojnë Dior, një partner premium i Lojërave Olimpike.

Përveç kësaj, marka ka përzgjedhur edhe Emma McKeon dhe japonezen Misaki Emura.

Në listën e ekipit të krijuar nga Dior do të jenë pjesë gjithashtu edhe 6 atlete italiane, Rossella Fiamingo, Alice Volpi, Arianna Errigo, Beatrice Vio Grandis, Andreea Mogos dhe Loredana Trigilia. 

Dior dhe lideri botëror LVMH kishin zbuluar më parë tre ambasadore e tyre të përbashkëta si përfaqësuese të markave të tyre, gjimnasten Mélanie de Jesus dos Santos , tenistja me karrige me rrota Pauline Déroulède dhe para-çiklistja Marie Patouillet, e cila ishte mes një grupi atletësh që mbajtën pishtarin olimpik në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë. të martën. 

Një seri portretesh të atleteve pjesëmarrëse do të shfaqen në “Le Café Dior” në “La Galerie Dior” nga 24 korriku deri më 9 shtator. 

Po ashtu, firma prestigjioze Berluti ka vendosur që të veshë skuadrat franceze për ceremonitë e hapjes të planifikuara më 26 korrik dhe 28 gusht.

/tvklan.al