Hillary Clinton është diagnostikuar prej ditësh me pneumoni, por e ka mbajtur lajmin të fshehtë. Sipas mediave amerikane, kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara druhej se lajmi për sëmundjen e saj do të shfrytëzohej politikisht nga kundërshtarët republikanë dhe vendosi të mos bëjë publik diagnozën e të vijojë fushatën.

Mirëpo gjendja e të fiktit, në ceremoninë përkujtimore në nder të viktimave të 11 shtatorit, detyroi stafin e Hillary Clinton të japë shpjegime për gjendjen shëndetësore të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit.

Në një intervistë telefonike për CNN, 69-vjeçarja tha se tashmë ndihet shumë mirë dhe se ajo gjendje erdhi pasi nuk kishte ndjekur këshillën e mjekut për të pushuar.

Hillary Clinton:

Ndihem shumë më mirë. Duhet të pushoja 5 ditë më thanë, por nuk e ndoqa këtë këshillë të mençur. Nuk mendoja se do të bëhej një çështje e madhe.

Nisur nga dyshimet e ngritura rreth shëndetit të kandidates demokrate, stafi i saj njoftoi se do të publikojë raportin e plotë shëndetësor të Clinton.

Edhe rivali saj, Donald Tramp, njoftoi se do të publikojë raportin mjekësor, duke theksuar se gëzon shëndet të plotë./ TV KLAN