Çmimet e karburantit në vend nuk njohin ulje, pavarësisht se në bursa ari i zi po kuotohet rreth 17% më pak krahasuar me nivelin rekord të 147 dollarëve për fuçi janë rritur ditët e para të korrikut.

Gazetari: “172 lekë nafta euro Diesel, 167 nafta e cilësisë së dytë, 165 benzina kjo është tabela e pandryshuar e çmimeve me të cilën konsumatorët në kryeqytet përballen çdo ditë teksa mbushin makinën e tyre me karburant.”

Importuesit e karburantit në vend thonë se nuk kanë shitur të gjithë naftën e blerë me çmimin e lartë, sipas tyre dhe këtë javë çmimet do të mbeten në nivelet rekord të regjistruara prej më se një muaji, ndërkohë që nuk përjashtojnë mundësinë e uljes me 5 lekë për litër nga java e ardhshme.

Ibrahim Ahtoz: “Besoj shumë shpejt kjo rënie e çmimit do reflektojë në treg pas një jave edhe unë konsideroj afërsisht 5/6 lekë një ulje do ta prezantojmë në treg.”

Megjithatë eksperienca ka treguar se grosistët e naftës janë të shpejtë në rritjen e çmimeve në tregun vendas sapo shohin shkëndija rritëse në bursë, por nuk janë po kaq elastik në uljen e çmimeve kur një gjë e tillë ndodh në tregjet ndërkombëtare ku edhe furnizohen. Për këshilltaren kryeministrit për ekonominë kemi të bëjmë me një situatë spekulative.

Suzana Guxholli: “Fakti që tregu shqiptar akoma nuk e la reflektuar uljen e çmimit të karburanteve tregon që ka një lloj spekulimi do të thosha, nuk është shteti ai që kontrollon dh vendos çmimin e tregut, është siç e thitë emri, është vetë tregu që funksionin në mënyrë të lirë i rregulluar kuptohet nga ca mekanizma të padukshëm siç janë akciza, taksat, dogana etj.”

Ndërkaq Autoriteti i Konkurrencës prej vitit të kaluar po heton tregun e hidrokarbureve në vend për të parë nëse bëhet fjalë për kartela që fiksojnë çmimet, megjithatë ende nuk ka dalë në përfundime./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro