Qeveria shqiptare duket e vendosur për ngritjen e një centrali Bërthamor për prodhimin e energjisë. Kryeministri Berisha kërkoi mbështetjen edhe të vendeve të rajonit për një projekt të përbashkët. Megjithatë sipas këshilltares së kryeministrit për ekonominë, zonjës Suzana Guxholli është ende herët për ët folur rreth detajeve.

Suzana Guxholli: “Ngritja e një centrali bërthamor mund të bëhet në bashkëpunim me vendet fqinj dhe të shkohet me vendim të përbashkët rajonal jo vetëm të një shteti. Duhet të përfundojë kuadri ligjor dhe institucional. Grupi i punës ka filluar bashkëbisedimet dhe hapat e para në përfundimin e ligjit atomik. Ky është një proces afatgjatë i cili shtrihet në një periudhë 5 deri në 10 vjet.”

Gazetari: “Në kuadër të këtij bashkëpunimi rajonal a mundet që centrali bërthamor të ngrihet jashtë territorit Shqiptar?”

Suzana Guxholli: “Po të jetë se shkohet or ventral rajonal mund dhe të mos vendoset në Shqipëri, mund të vendoset o në kufi, o në një vend tjetër, por Shqipëria mbetet e vendosur për ta çuar këtë iniciativë në fund edhe si e vetme.”

Energjia e prodhuar nga një central  bërthamor do të shkonte më tepër për eksport pasi vendi ynë po përmbush nevojat e veta falë shfrytëzimit ët burimeve hidrike e deri tek energjia e erës./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

Operator: Enver Shehu