Ministri i Financave Arben Malaj u është pergjigjur, gjatë seancës parlamentare, pyetjeve të deputetit Nikollë Lesi në lidhje me shpërblimin me disa paga për kryeministrin Nano dhe stafin e tij. Malaj ka sjellë dhe një shkresë të vendimit për shpërblim të kërkuar nga deputeti Lesi. Ministri ka argumentuar se shpërblimi në fjalë nuk përbën shkelje ligjore dhe se kryeminstri ka të drejtën e marrjes së pagave. Ky argument ka ndezur replika të ashpra mes Malajt, Lesit dhe më pas kreut të PD-së Berisha.
Nikollë Lesi: “Unë vërtetoj akuzën edhe si botues një kohësisht ndaj kryeministrit Fatos Nano, i cili duke përdorur autoritetin e tij politik dhe ligjor ka shkelur ligjin, jo vetëm në pikpamjen morale, por ka shkelur ligjet e ktij vëndi pasi nuk ka asnji vënd në hsitorinë e botës që kryeminsitri i një vëndi të shpërblejë vetveten as edhe me nji pagë as edhe me pesë paga mujore.”
Arben Malaj: “Po ju bëj të qartë prap që veprimi është ligjor dhe veprimi është transparent. Ke të fala nga Sudja. Për sa i përket, e nga Sudja ke shumë të fala, të kërkon për takim, tani zoti Lesi se s’të respekton as partneri jot politik, po po, tani ajo që unë po të sqaroj.”
Servet Pëllumbi: “Zotërinj deputetë, zoti Berisha të lutem!”
Arben Malaj: “Zoti Berisha njollën e zezë të piramidave ke mbi sy dhe mbi ballë, mbaje dhe shtrëngoje fort. Ka mundësi tani t’i nënshtrohesh rregullave të parlamentit se s’lë njeri ktu pa i ndërhyrë. Rri aty dhe mba vëndin!”
Sali Berisha: “Ky i përket sojit të Dokles, një rracë, një rrac servilsh të cilët janë të gatshëm të firmosin çdo gjë, sepse janë nga flokt gjer te këmbt të lidhur me krimin. Shikoni ktë burrë, ky ministër kërcnon me vdekje prokurorin e përgjithshëm, sepse i ka arrestuar nipin për trafikant droge. Jo, jo Armando Muhameti është nipi yt dhe dhe mund t’i mohosh tezet dhe hallat sa të duash, mund t’kërcnosh po t’i mirë ja bën atij psai aj s’të kërkon ty imunitetin ktu dhe me të t’çue ne tek nipi sa më shpejt ty.”
Gjatë seancës parlamentare zëvëndësministri Dokle ka shprehur se projektligji për dëmshpërblimi e të burgosurve politikë nuk mund të kalojë gjatë punimeve të dy javëve në vijim pasi më parë duhet përfunduar studimi mbi faturën e këtij ligji. Por opozita ka kërkuar me insistim miratim sa më parë të ligjit në fjalë. /tvklan.al