Këshilli Bashkiak mund ta mbajë pa miratuar buxhetin e bashkisë deri në tre muaj. Kohë kjo e përcaktuar qartësisht në ligj. Gjatë kësaj kohe këshilli mund të mblidhet disa herë për të diskutuar apo votuar për buxhetin e vitit 2009. Buxheti mund të rrëzohet disa herë në këtë periudhë deri në gjetjen e konsensusit midis këshilltarëve. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, në një intervistë për Televizionin Klan shprehet se diskutimet për buxhetin janë në kohën e tyre.

Sokol Dervishi: “Ligji parashikon që këshilli ka në dispozicion një kohë apo një afat kohorë prej 3 muajsh brenda të cilit ai duhet të miratoj apo duhet të shprehet me një vendim për buxhetin e njësisë vendore. Në fund të këtij afati 3 mujorë në qoftë se këshilli nuk arrin të marrë një vendim atëherë ai është i shpërndarë”.

Por mosmiratimi i buxhetit të bashkisë për vitin 2009 nuk cenon aspak punën e bashkisë. Pasi Dervishi citon se janë disa projekte të pa mbaruara nga vitit i kaluar.

Sokol Dervishi: “Në bazë të ligjit të buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në momentin e mosmiratimit të buxhetit bashkia vazhdon të operoj me 1/12 e buxhetit. Me buxhetin e vitit të kaluar ne kemi miratuar një mori projektesh, investimesh në infrastrukturë apo në objektet tjera të cilat janë investime në vazhdim”.

Duke u bazuar tërësisht në ligj dhe kompetencat që i jep posti i kryetarit të këshillit bashkiak, Dervishi deklaron se ka kërkuar disa herë mbledhjen e këshilltarëve për të diskutuar mbi buxhetin dhe gjetjen e konsensusit për disa ndryshime, por shumica e tyre janë treguar indiferent dhe nuk kanë marrë pjesë në diskutime./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri

Montazh: Vilma Halilaj