Lajme Arkiva 2003

Dega doganore në Elbasan ka arritur të vendosë bashkëpunim me administratën doganore të Italisë, Greqisë dhe Turqisë, ç’ka bën të mundur diskonim të plotë të statistikave të eksporteve në drejtim të vendit tonë.

Nëpërmjet këtyre informacioneve është arritur  zbulimi i disa shmangieve doganore duke penalizuar në një kohë të shkurtër 27 raste shkeljesh doganore. Rasti i fundit i konstatuar ka penalizuar  subjektin  Erge që importon mallra nga Dubai.

Pas kontrollit në një nga mjetet e kësaj firme që kishte kaluar nga pika doganore Qafë Thanë rezultoi se kishte mjaft artikuj elektroshtëpiak dhe hidrosanitare të pa ç’doganuar, me një dëm të konsiderueshëm fiskal. Pas kontrollit subjekti Erge është penalizuar me sekuestrim malli në vlerën 31 mijë Euro.

Ndërsa rastet e zbuluara i janë nënshtruar procedurës penale pasi faktet e administruara i janë paraqitur  organit të akuzës./tvklan.al