Një delegacion i ODHIR ka ardhur në Shqipëri për të parë situatën në vend dhe ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve lokale përpara mbërritjes së vëzhguesve që do të monitorojnë këto zgjedhje. Sot ky komision ka takuar kryetarin e KQZ-së Fotaq Nano dhe ka diskutuar për problemet politike dhe teknike të këtij komisioni. Megjithë vështirësitë të infrastrukturës sipas Nanos këto zgjedhje do të jenë një hap përpara në zgjedhjet e mëparshme.


Ai i ka bërë ftesë përfaqësuesit të ODHIR dhe Këshillit të Europës për të vëzhguar nga afër punën e komisionerëve si dhe gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri. Kryesuesja e delegacionit të ODHIR dhe Këshillit të Europës Elsa Fenet, deklaroi menjëherë monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri si dhe monitorimin e organizmave në vëzhgimin e zgjedhjeve të të dy raundëve.

Ne do të jemi këtu gjithashtu tha ajo sepse ligji elektoral i cili ka plotësuar mungesat që janë vënë re vitin e kaluar, do të zbatohen në KQZ dhe komisionet lokale. Pas takimit ajo doli në një deklaratë pata gazetarëve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego