Aventura e Alvaro Moratës te Milani nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonëse shënoi në ndeshjen e parë të Serisë A ndaj Torinos, spanjolli është i detyruar të qëndrojë larg fushave të blerta për tre javë.

Sulmuesi 31-vjeçar ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e ardhshme, ndaj Parmës dhe Lazios në kampionat.

Mediat pranë klubit kuqezi, bëjnë me dije se koha e rikuperimit për Moratën parashikohet rreth tre javë, ndërsa do të humbasë edhe grumbullimin me Spanjën, për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator.

Parashikohet që sulmuesi spanjoll të jetë gati pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe pritet të zbresë në fushë me Milanin ndaj Venezia-s, një javë para derbit me Interin.

Morata u bashkua me nënkampionët e Italisë në këtë merkato vere, pasi u largua nga Atletico Madrid. /tvklan.al