Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është dënuar me tre vjet heqje lirie një ish punonjës i Policisë Rrugore të Elbasanit i akuzuar pesë muaj më parë për abuzim seksual me dy minorenë meshkuj përkatësisht të moshës 6 dhe 7 vjeç. Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot paradite në Gjykatën e Faktit të rrethit të Elbasanit, i ndaluari pranoi akuzat por sipas tij ai ka qënë në ndikimin e alkoolit dhe nuk ka mundur t’a mbajë veten nën kontroll.

Prokurori i çeshtjes Vaso Jani kërkoi që i pandehuri të dënohej me 5 vjet burg. Në përfundim gjykatësi Valbon Çekrezi lexoi sentencën duke e dënuar atë me 3 vjet heqje lirie. Reagimi i familjarëve ishte i menjëhershëm. Ata dukeshin të pakënaqur me masën e dënimit të dhënë nga Gjykata./tvklan.al