Lajme Arkiva 2003

Deputetët e komisionit të ligjeve kanë votuar pro në parim për ndryshme në ligjet e kodit zgjedhor. Hartimi i tij nga dy forcat e mëdha politike po neglizhon punën e komisionit bipartizan dhe kodi s’mund të jetë monopol i dy partive të mëdha. Sipas kryetarit të Partisë Republikane sistemi me një raund i jep mundësi njerëzve me një raund të fitojnë.

Për ta zgjedhje të lira do të ketë kur çdo subjekt do të kontrollojë votën e tij. Anëtarët e komisionit të ligjeve i kanë kërkuar përgjigje njërit prej ish kryetarëve të komisionit për reformën zgjedhore Et’hem Rukës, i cili është shprehur se kalimi nga 1 në dy raunde i zgjedhjeve përfshihet edhe në raportet e vërejtjeve të ODIHR-it.

Et’hem Ruka: Në zona të caktuara ka pasur insistim nga forca të tjera politike dhe një konsensus nuk arrihet duke imponuar njërin ose tjetrin, por arrihet duke bërë lëshime reciproke, kjo është zgjidhja që ne kemi përcaktuar, por ka një rekomandim i cili është pranuar edhe në platformën e punës së komisionit . të firmosur nga zoti Nano, zoti Berisha dhe përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët marrin përsipër reduktimi e procesit zgjedhor nga dy raunde në dy raunde në një raund. Detyra jonë ka qenë të reflektojmë në përputhje me këtë rekomandim dhe ne këtë gjë kemi bërë.

Fatos Beja: Kjo vjen siç tha zoti Ruka edhe nga koncesionet që kanë bërë palët, nga respekti i kërkesës së tjetrit që do që zgjedhja të jetë e besueshme, që do të thotë se në këtu në komision do të jemi shumë të kujdesshëm se nuk mund të ngacmojmë dhe nuk mund të prishim ekuilibrin që është rënë dakord të ruhet.

Pas komisionit të ligjeve kryetarët e partive të vogla janë mbledhur për të ndarë shqetësimet që do ti prezantojnë kreut të OSBE-së Lipponen.

Skënder Gjinushi: Vendimet tani merren vetëm me 5 vota dhe këto të 5 krijohen vetëm po të jetë PS-ja dhe PD-ja dakord, kur dihet që bllokimet e zgjedhjeve kanë ardhur pikërisht nga konflikti midis dy të mëdhenjve dhe realisht ato janë të mëdha për sherr e jo për gjëra të tjera./tvklan.al