Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sekretari i përgjithshëm i PS deklaron se do të negociohet me të gjithë faktorët politikë edhe pse nuk bëhen publik, ministritë që do të lëshohen nga socialistët.

Gramoz Ruçi:- “Të gjitha hapësirat janë për të bashkëbiseduar me të gjithë aleatët tanë tradicional”.

Gazetarja: Do u ofroni që të gjithëve poste ministrore?

Gramoz Ruçi:- “Të gjitha në kohën e duhur”.

Gazetarja: Po me grupin që deri tani ka votuar kundra, do të hyni në negociata?

Gramoz Ruçi:- “Me të gjithë pa përjashtim, s’bëhet fjalë për grupe këtu, këtu bëhet fjalë që grupi parlamentar i PS është një s’është dy”. Ndërkohë një pjesë e deputetëve kanë shpjeguar arsyet e votës kundra, duke kërkuar reflektim nga kryeministri Nano.

Sabit Brokaj:- “Në qoftë se janë ndryshime në kundërshtim me ato principe për të cilat ne jemi në politikë, natyrisht do të votohet kundër, ose nuk mund të qënrojë një organizim partiak, mbi principet që ka një njeri”.

Limoz Dizdari:- “Ne do të mbajmë qëndrimin në përputhje me të tërë mënyrën dhe vlerësimin që do t’i bëjë kryeministri qeverisë së re, dmth. çfarë tregues, çfarë parametrash, çfarë angazhimesh merr dhe mbi bazën e një analize ç’është bërë dhe si ça do të jetë në gjendje të bëjë”.

Eduard Alushi:- “Mund të presim më pak se ç’mund të mendonim para zhvillimeve kongresuale në PS, por sërish mendojmë që në politikë asnjëherë nuk është vonë, për të dhënë zgjidhje që duhet t’i shërbejnë të majtës në Shqipëri, sepse vetë zhvillimet politike dhe elektorale tregon, që PS nuk mund ta mbajë e vetme pushtetin pa aleatët e saj”.

Të palëkundur në votën kundra edhe sikur t’u ofrohet ministri, mbeten deputetët Braho dhe Muçi.

Mustafa Muçi:- “Unë nuk mendoj se do të ndryshonte ndonjë gjë nëse zoti Nano do të pranonte të bisedonte dhe me një pjesë të grupit parlamentar, që është identifikuar tashmë kudër tij, pasi qëndrimi i kësaj pjese të grupit parlamentar të PS ka qenë i qartë, që nuk mund të ketë qeveri me zotin Nano”.

Gazetarja: Nuk pranoni edhe në qoftë se ju ofrojnë poste ministrore zoti Muçi?

Mustafa Muçi:- “As që bëhet fjalë”.

Spartak Braho:- “Tani nuk ka ndonjë fatkeqësi të madhe të përjashtojnë nga partia, se nuk do të thotë se të internojnë, ne jemi deputetë përsëri këtu, deputetë të së majtës, kjo do të thotë që priten lëvizje të reja politike”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj