Tabaku: PS jep mbrojtje politike për aferën 430 milionë Euro

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët e thirrur nga opozita. Shkak u bë bojkotimi i punimeve nga ana e mazhorancës.

Për kryetaren e këtij komisioni me mungesën e saj mazhoranca faktoi se i ka dalë në mbrojtje politike jo vetëm ish- Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, por edhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferën 430 milionë Euro të inceneratorëve.

“PS premtoi që nuk do ketë mbrojtje politike për askënd që është i përfshirë në këtë aferë. Me bojkotin e saj në këtë komision po përpiqet që të mbrojë njëkohësisht edhe personat e tjerë politikë të përfshirë në këtë aferë. “

Tabaku i bëri thirrje SPAK-ut të shtrijë  hetimin tek Kryeministri Rama, që sipas opozitës është koka e kësaj afere.

“Në padinë e dorëzuar në SPAK, por edhe në indicet të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ne kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur dhe mbrojtësi kryesor i aferës së inceneratorëve;  Me Arben Ahmetajn, ministrin përgjegjës dhe personin që ka njohje me pronarët e inceneratorëve; Me Damian Gjikurin, me atë që ka dhënë inceneratorin e Tiranës, Me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe sigurisht me Erjon Veliajn.”

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët paralajmëroi padi penale për të gjithë ata zyrtarë që refuzojnë të paraqiten në  komision e që nuk japin të dhëna lidhur me aferën e inceneratorëve. 

Tv Klan