Dimitar Kovaçevski konfirmoi zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt moral dhe në përputhje me statutin e partisë.

Kovaçevski ndërmori mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim analizimin e rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e partisë, të zgjedhura nga Kongresi në funksion të rezultateve zgjedhore.

Pas humbjes në zgjedhje, Kovaçevski pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit./KlanMacedonia