Nuk prodhoi fitues sfida mes Anglisë dhe Sllovenisë, e vlefshme për Grupin C, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Ishte një ndeshje me raste të pakta për shënim në të dyja portat, shumë larg pritshmërive.

Në pjesën e parë, sllovenët iu afruan disa herë golit, ndërsa fraksioni i dytë, foli për anglezët, që gjithsesi ishin të pasaktë para portës.

Me këtë barazim, Anglia kalon si e para e grupit me 5 pikë, ndërsa Sllovenia kualifikohet në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori, nga vendi i tretë me 3 pikë.


ANGLI-SLLOVENI 0-0


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

90′– Akordohen 4 minuta shtesë!

89’- Gordon merr vendin e Foden në formacionin e Anglisë.

78’- Ndërhyrje deçizive e Karnicnik, që largon një top që po shkonte te Foden.

76’– Zëvendësim te Slovenia, Ilicic merr vendin e Sesko.

75’- Afrohet me golin Declan Rice, pas një kombinimi me Foden. Gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë.

72’- Bijol ndal në mënyrë të parregullt Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.Bijol ndal në mënyrë të parregullt Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

71’- Zëvendësim tek Anglia. Cold Palmer, merr vendin e Bukayo Saka në të majtë të sulmit.

68’- Gafë e Guehi në mesfushë dhe Sllovenia niset menjëherë në kundërsulm. Mbrojtësi anglez ndëshkohet me karton të verdhë, për ndalje në mënyrë të parregullt të sulmuesit Sporar.

64’- Cerin kërkon të surprizojë me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por tentativa me të majtën, shkon shumë larg portës.

58’- Anglia i afrohet golit me Stones fillimisht që provon me kokë, ndërsa Saka tenton me një roveshatë, por shkakton goditje dënimi.

54’– Pasim i shkëlqyer i Kane për Bellingham në zonë. Mesfushori gabon në kontrollin e topit dhe humbet aksionin.

50’- Anglia shfaqet më kërkuese në këtë pjesë të dytë, duke u hedhur në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

45’- Pjesa e dytë nis me zëvendësim tek Anglia. Mainoo merr vendin e Gallagher.

Mbyllet pjesa e parë.

40’- Rasti më i mirë për shënim tek Anglia. Trippier hedh një krosim në zonë, por si Kane ashtu edhe Gallagher, nuk arrijnë ta devijojnë topin, për ta dërguar në rrjetë.

38’- Sulme të njëpasnjëshme të Sllovenisë, që krijon raste, por ende nuk ka goditje në portë.

35’- Foden provon me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, pret Oblak në dy kohë.

31’- Kane provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Oblak pret pa shumë probleme.

30’- Drkusic bën ndërhyrje vendimtare, ndaj gjuajtjes së Harry Kane.

27’- Foden lëviz bukur në hyrje të zonës, por gabon pasimin në fund për Harry Kane.

20’– Aksion i rrjedhshëm dhe i bukur i Anglisë. Në fund Foden pason për Saka, që shënon me portën e boshatisur, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

17’- Trippier ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Karnicnik.

16’– Mundësi e mirë shënimi për Slloveninë, me Sporar që merr një top të bukur në zonë, por nuk shfrytëzon si duhet.

10’- Foden shërben për Saka në zonën sllovene, por sulmuesi rrëshqet dhe nuk arrin dot topin.

6’- Minutat e para flasin më shumë për Slloveninë, që luan në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

3’- Provojnë të rrezikojnë sllovenët në startin e takimit, por Walker mbyll rrezikun e Stojanovic.

Nis sfida!


FORMACIONET ZYRTARE:

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Gallagher, Saka, Bellingham, Foden, Kane.

SLLOVENIA: Oblak, Janza, Bijol, Drkusic, Karnicnik, Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlakar, Sesko, Sporar.

/tvklan.al