“Gjelat” nuk shkojë më shumë se një barazim me Poloninë në ndeshejn e tretë dhe fundit për grupin D.

Pavarësisht se kontrolluan lojën francezët mundën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 56-të me golin Mbappe nga pika e bardhë e 11-metërshit. Po me penallti shënoi dhe Polonia në minutën e 79-të me kapitenin Lewandowski.

Në pjesë e parë francezët ishin më kërkues duke e dominuar lojën por kishin problem në finalizimin e aksioneve. “Gjelat” patën disa raste të mira ku portieri polak Skorupski tregoi se ishte në nëj ditë të mirë duke ndaluar fillimisht Dembele dhe më pas Mbappe.

 Që në minutën e 11-të Hernandez kishte një rast të mirë p[as pasimit të Dembele. Gotja me të majtën e Hernandez u prit me këmbë nga portieri Skorupski.

Në minutën e 19-të pas një pasimi të Kante-sën Dembele përballë me Skorupskin e godet topin në trupin e portierit polak.

Polonia tenton me kundërsulme  duke shfrytëzuar shpejtësinë e Urbasnki-t dhe Szymanski-t. Por pa rrezik për mbrojtjes franceze.

 Në minutën e 42-të është përsëri kapiteni Mbappe.  Pasime gjeometrike të francezëve brenda zonës së 16-metërsit të Polonisë. Rabiot-Mbappe-Barcola, dhe kapiteni del vertikal me portierin Skorupski i cili bën pritje më të mirë për pjesën e parë.

 Pjesa e dytë nis me vrull nga francezët, të cilët tentojnë të mbyllin polakët në 25 metrat e fundit.

Dembele tenton nga e djathta në minutën e 49-të.  Pret Skorupski. Topi u largua por e patën përsëri francezët. Në zonë Mbappe mori një top dhe godet bukur duke synuar trekëndëshin e majtë të portierit polak, por përsëri Skorupski realizon një pritje spektakolare.

Tejet aktivë në krahun e djathtë Dembele hyn në zonë dhe pengohet nga Kiwior në mitën e 55-të. Kapiteni Mbappe më fund arrin të mposhtë portierin Skorupski dhe transalpinët kalojnë në avantazh.  Dukej se gjithçka u mbyll në këtë ndeshje pasi polakët ishin tejet apatikë për minuta të tëra dhe pa ide si do të vijonte loja. Francezët nga ana tjetër u kujdesës për të administruar rezultatin.

Por në minutën e 75- të Swiderski rrëzohet në zonë pas një kontakti me Dembele. Kërkohet penallti nga polakët. Arbitri Guida pasi kontrolloi VAR akordon penallti. Gjuajtja u morr përsipër nga kapiteni Lewandowski por pret Maignan. Penalltia u përsërit pasi portieri i Milanit nuk i kishte këmbët në vijën e bardhë të portës. Në tentativën e dytë Leva nuk gabon dhe barazon shifrat në minutën e 79-të.

Franca kualifikohet për më tej duke ruajtur vendin e dytë në grupin D.  Polakët largohet nga Euro 2024, të renditur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë në tri ndeshje.


FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo, Rabiot, Kante, Tchouameni, Barcola, Mbappe, Dembele.

POLONIA: Skorupski, Kiwior, Dawidowicz, Bednarek, Zalewski, Zielinski, Moder, Frankowski, Urbanski, Lewandowski, Szymanski.


NDESHJA LIVE

95′ Përfundon ndeshja! Me këtë barazim francezët renditen në vendin e dytë të grupit D.

90′ Përfundon koha e rregullt! Jepen 5 minuta shtesë.

81′ Largohet Tchouameni, Në vend të tij Fofana.

79′ Gol Lewandowski! Përsëritet gjuajtja e penalltisë pasi portieri Maignan nuk i kishte këmbët në vijën e bardhë.

77′ Maignan pret penalltinë.

75’ Swiderski kërkon penallti. Pas pa rastin në VAR, arbitri Guida akordon penallti. Upamecano ka një kontakt me Swiderski-n

69’ Tchouameni dhe Lewandowski “luftojnë” për një top të lirë në mesfushë. Përplasje mes tyre dhe Leva merr një goditje në shpinë. Proteston por çdo gjë e rregullt për arbitrin italian Guida.

68’ Për polakët e përfundojnë ndeshjen Zalewski e Szymanski. Në vend të tyre Swiderski dhe Skoras.

65’ Polonia nuk i është përgjigjur kësaj ndeshjeje. Konfuzë, pa energji dhe pa ide. Franca po “shëtit” në fushë dhe duket se  mund t’i japin ndeshjes ritmin që duan.

61′  Rabiot, Barcola dhe Kante zëvendësohen nga Camavinga, Giroud dhe Griezmann.

60′ Barcola hyn në zonë dhe gjuan nga një kënd i ngushtë. Një tjetër pritje e sigurt nga Skorupski, i cili ka qenë lojtari i ndeshjes i Polonisë deri më tani.

56′ Shënon Mbappe. Goli i 48-të për të me përfaqësuesen franceze. Më në fund mposht portierin Skorupski.

55′ Penallti për francezët. Dembel pengohet në zonë nga Kiwior.

49′ Dembele godet por Skorupski largon topin. Nga jashtë zone Mbappe merr topin, hyn në zonë dhe godet me të djathtën ultas, në cepin e majtë të portierit Skorupski. Një tjetër pritje e bukur e portierit të Bolonjës.

46′ Nuk ka zëvendësime nga skuadrat. Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon koha e rregullt! Janë dy minuta shtesë

42′ Skorupski me një refleks pret me të majtën një gjuajtje të ”hidhur” nga disa metra nga Mbappe. Rasti më i mirë në këtë pjesë të parë për të dyja skuadrat. Ishte një kombinim mes Mbappe, Rabiot dhe Barcola.

32′ Moder rrëshqet nga e majta e sulmit dhe tenton thellësinë, për Lewandowski-n.  I lirë për një moment kapiteni polak  i cili gjuan me kokë dhe topi del jashtë, Mund të kishte tentuar më shumë kapiteni polak, që pretendon se topi u devijua  nga mbrojtësit francezë. Megjithatë arbitri Guida lejon lojën.

28, Ndeshja është ndërprerë për një pushim të shkurtër. Arbitri Guida ndalon lojën dhe lejon skuadrat të shuajnë etjen, mini “time out” në fushë për Francën dhe Poloninë.

26′ Barcola nga e majta dhe dërgon një kros të ulët që detyron Bednarek të largojë topin jashtë.

24′ Zalewski merr karton të verdhë për mbajtje nga fanella të Mbappe.

23′  Szymański çon një kros nga e majta. Me Lewandowski në zonë, Kounde detyrohet ta dërgojë në goditje këndi.

19′ Dembele ballë për ballë me portierin Skorupski e godet tropin në kraharorin e portierit polak i cili ishte pozicional duke i zënë rrezen e goditjes Dembele-s. Ishte një top i rikuperuar në mesfushë nga francezët dhe një vrapim rreth 50 metra i Kante që i shërbeu Dembele-së.

14′  Urbanski ecën mirë me top në mesin e fushës duke kaluar disa lojtarë francezë. Një pasim në të majtën e sulmit polak për Szymanski, i cili tenton të gosë por e ndalon Upamecano. Goditje këndi për polakët.

11′ Dembele nga e djathta e sulmit hyn në zonë dhe kërkon një prej shokëve në qendër. Vjen Hernandez i cili godet ultas në cepin e portës polake. Skorupski pret me këmbë dhe e dërgon topin në goditje këndi.

6′ Polonia shkon me shpejtësi në skajin tjetër dhe shfaqet në sulm për herë të parë. Zieliński bën një goditje nga distanca  në anën e djathtë të portës. Maignan e pret me lehtësi.

4′ Minutat e para flasin për francezët. Barcola ndërhyn në zonë nga e majta dhe tenton një top drejt qendre.  Largohet nga mbrojtja polake dhe goditja e parë nga këndi për francezët.

1′ Nis ndeshja!