Diplomacia kombëtare ka shtuar përpjekjet për të nxitur një konsensus politik mes pozitës dhe opozitës shqiptare lidhur me kodin elektoral dhe Komision Qendror Zgjedhor. Ambasadori amerikan Limpreht ka zhvilluar një takim në Hotel Rogner me kryesocialistin Nano. Sipas burimeve në selinë rozë, në këtë takim janë diskutuar zgjidhjet e shpejta dhe të plota me konsensus politike që lidhen me zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001 dhe përmirësimin që duhen bërë në 3 fusha.

Sipas kryesocialistit Nano në përcaktimin përfundimtar dhe mbylljen e debatit për librin e zgjedhësve, përmirësimin e pjesshëm të kodit elektoral, kthimin e KQZ-së dhe institucioneve të administratës elektorale në organizma me autoritet të pa diskutueshëm që u jep Kushtetuta të përbëra nga ekspertë që i zgjidhin problemet në rrugë ligjore dhe të respektuara nga partitë politike.

Si të tilla këto angazhime, përfshihen dhe ndarjet e 100 zonave të reja elektorale, projekt që do të miratohet së shpejti nga Parlamenti. Në këto takime janë aktivizuar dhe sekretari i përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar Arben Malaj, si dhe ministri i shtetit Ndre Legisi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame