Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Paskal Milo: “Kjo çështje nuk është në përputhje me kodin diplomatik të marrëdhënieve midis shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Unë nuk dëshirojë të hyjë në përmbajtjen e letrës, sepse kjo është e drejta e ministrit dhe institucionit që ai përfaqëson, por dëshiroj të theksoj se çdo komunikim, me qeveritë e huaja dhe me institucionet ndërkombëtare në mënyrë të veçantë me OKB, i qeverisë shqiptare dhe i çdo dikasteri që ajo ka, duhet të kryhet përmes kanaleve diplomatike, pra përmes ministrisë së punëve të jashtme. Kryeministri Nano ka qenë vazhdimisht i prerë që të respektohen kodet dhe rregullat diplomatike në marrëdhëniet me jashtë”.

Arjan Starova: “Unë dua të mendojë dhe dua të parakuptojë që ai nuk e ka bërë këtë letër pa pyetur kryeministrin dhe kryeministri, duke menduar që të mos ballafaqojë direkt shtetin shqiptar me këtë organizëm ndërkombëtar i ka dhënë mundësinë një ministri që ta bëjë këtë gjë, me qëllim që nëse ka një kritikë dhe më të fortë si kundërpërgjigje, atëherë zoti kryeministër të ketë edhe ai alibinë e radhës dhe të thotë, po këtë se ka bërë ministria e jashtme, por e ka bërë ministria e rendit. Këto më duken, të gjitha këto lloj strategjirash të vogla, që janë pa asnjë lloj kuptimi, zakonisht nga përvoja ime, po dhe përvoja historike, janë karakteristika të qeverive që ndodhin në vështirësi dhe nuk kanë të ardhme”.

Besnik Mustafaj: “Ana formale është një gjë procedurale dhe nuk është thelbësore, problemi mua më duket i rëndë në aspektin e reagimit që ka qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit të saj të brendshëm, pa fuqia që ka qeveria shqiptare për të prerë lidhjet e ministrave të vetë me drogën, për të prerë lidhjet e institucioneve që ata kanë zënë me drogën e reflekton duke iu vënë komunitetit ndërkombëtar, gjë që do të çojë pakë nga pakë në izolimin e Shqipërisë”.

Tritan Shehu: “Normalisht dhe mirë do të ishte që të kalonin nëpërmjet kanaleve diplomatike, kjo është rruga më normale që ndiqet”./tvklan.al