Lajme Arkiva 2004

Disa kryetarë të Partisë Demokratike nëpër rrethe do të lënë postet e tyre pasi u ka mbaruar mandati. Janë rreth 10 kryetar ndër të cilët Vili Minarolli i degës së Tiranës dhe kryetari i degës së Durrësit, ndërsa për rrethet e tjera ende nuk dihet pasi do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike bëhet e ditur se mund të ndodhë që disa kryetarë degësh të ikin nga detyra para përfundimit të mandatit 3 vjeçar për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet vendore, por një veprim i tillë, quhet krejt normal në Partinë Demokratike.

Këtë e konfirmon kryetari i Partisë Demokratike të degës së Tiranës Vili Minarolli.

Vili Minarolli:  Kemi dalë nga një proces zgjedhor për të cilin do të bëjmë analiza për rezultatet, për arritjet dhe për mangësitë dhe këto sigurisht pastaj do të jenë procese të ndryshimeve, procese të përtëritjes. Këto janë gjëra normale kurb pa arritje, mungesë vizionesh, për rifreskim strukturash është gjë normale dhe edhe dorëheqja është fenomen normal në Partinë Demokratike dhe mund të ndodhin edhe gjëra të tilla. Nuk janë gjëra të jashtëzakonshëm dhe të papritura, janë gjëra normale./tvklan.al