Lajme Arkiva 2003

Problemet shëndetësore të punonjësve të Fabrikës së Tullave Vorë janë vërejtur në natën e tretë të grevës së urisë. Disa nga punënonjësit janë gdhirë me dhimbje koke dhe komplikacione nga të pangrënët, janë shoqëruar me marrje mendsh dhe të vjedh ata janë të vendosur në qëndrimin e tyre, nuk i besojnë premtimeve boshe, kërkojnë sqarim mbi atë çfarë është mbajtur nga paga e tyre për siguracionet.

Punëtor: Kjo librezë është librezë shëndetësie. Nga 1.200 që paguajmë ne në muaj ai ka shënuar 385 Lekë, me firma me vula me të gjitha.

Gazetarja: Çfarë do të thotë kjo ulje?

Punëtor: Kjo është vjedhje. Pse kur unë i lë 12 ma shënon 385 Lekë? në këtë rast mua as 100 lekë nuk më takojnë nëse unë marr raport apo sëmurem.

Punëtor: Deri sa të vdesim këtu do të vazhdojmë. Dhe i lutemi qeverisë, i lutemi 100 herë të na japi rrogat. Të na hapi librezën dhe ne nuk na shikon më këtu.

Tullat shiten, por paratë nuk dihet se ku shkojnë. Këtu nuk dihet se ku shkon djersa e këtyre punëtorëve këta të gjithë vuajnë për bukën e gojës. Grevistëve u janë bashkuar edhe punonjës të tjerë të fabrikës që aktualisht janë pa punë për shkak të mungesës së energjisë. Mbështetje ata kërkojnë nga shteti pasi ai sipas tyre duhet të kontrolloj veprimtarinë e kësaj kompanie. Por drejtori fabrikës këmbëngul në zgjidhjen gjyqësore, të dyja palët mund ti drejtohen gjykatës shprehet ai.

Pronari i fabrikës: E vetmja rrugë, e vetmja mënyrë për ta zgjidhur problemin është gjykata sepse në momentin që largohet ai pa njoftuar sipas rregullave , etj., veprime që ka shoqëria në atë moment ai më krijon dëm ekonomik.

Për nisjen e kësaj greve punëtorët e fabrikës së tullave kanë njoftuar edhe ministrinë e shëndetësisë, pasi kushtet janë të papërshtatshme./tvklan.al