Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vuk Drashkoviç propozon një armëpushim në Kosovë. Kushti i vendosur nga Beogradi është ndalimi i sulmeve të Natos mbi Jugosllavi. Qeveria serbe ka vendosur të negocioj nesër me Rugovën për rikthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre, por me kushtin që Nato të ndaloj sulmet mbi Jugosllavi. Nato i thotë jo kërkesës së Beogradit për armëpushim.

Klinton në konferencën e pasdites ka theksuar se Nato do të vazhdoj sulmet e saj. Po këtë qëndrim ka mbajtur edhe Shrëderi, i cili ka deklaruar se oferta e Millosheviçit është e nevojshme por e pamjaftueshme. Britania ka deklaruar se nuk do të bjerë viktimë e propozimeve të Millosheviçit. Rusia e ka cilësuar si kthesë propozimin e Beogradit dhe është shprehur optimist për këtë.

Ndërsa Nato përmend zhdukjen e shmë njerëzve në Kosovë. Politika ndërkombëtare mbështet sulmet e Natos, Gjermani e Britania kanë nisur të tjerë avion në bazat e Natos në Adriatik. Rusia e Kina vazhdojnë të mbështesin Beogradin, në kohën kur Jelsin sulmet e Natos i quan një barbari.

Mmbrëmja e sotme shënon sulme të reja, ndoshta më të ashpra të Aleancës së Atlantikut në Jugosllavi. Sulmet e Natos mbi Beograd kanë nisur në orën 20 e 10 të mbrëmjes së sotme. Bombardimet vazhdojnë. Paraditen e sotme janë shkatërruar 5 qytete serbe.

Turqia ka tërhequr një pjesë të të ardhurve nga Maqedonia. Edhe Norvegjia strehon një pjesë të refugjatëve shqiptar. Spanja ka deklaruar se do të marrë pesë mijë të ardhur. Ogata ka deklaruar se mund të arrij deri në 900 mijë numri i të shpërngulurve nga Kosova./tvklan.al

Gazetar – Altin Hazizi