Pas Tiranës, panairi “Ditët e Hapura me Policinë “i çelur në qytetin e Vlorës, ka ngjallur kureshtjen e qindra vizitorëve.

Mjetet dhe armatime të Policisë së Shtetit janë vendosur në disa stenda në sheshin “Pavarësia.”

Më kureshtarët për t’u njohur me pajisjet policore janë fëmijët, ndërsa më interesante për t’u vizituar, janë stendat e FNSH dhe Forcave RENEA.

Ministri Tahiri e ka vlerësuar hapjen e këtij panairi, si një mundësi komunikimi mes qytetarëve me Policinë e Shtetit.

Pas 2 ditësh qëndrim në Vlorë, Panairi “Ditët e Hapura me Policinë e Shtetit’’,  të dielën do të zhvendoset në Himarë, për të vijuar ditën e martë në datën 23 Gusht, në shëtitoren pranë Limanit, në Sarandë.

Tv Klan