Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupi gjykues i Dosjes Murati Do Brazil i kryesuar nga Agim Bendo sot ka dhënë pretencën për 18 të akuzuarit e kësaj çështje. Do të jenë 25 vjet heqje lirie për 11 të pandehur, katër të tjerë janë dënuar me periudhën e paraburgimit, dy të akuzuar me 1 milion lekë të reja gjobë dhe njëri prej të pandehurve është shpallur i pafajshëm.

Veç këtyre trupi gjykues i kryesuar nga Agim Bendo ka dhënë edhe vendimin prej 50 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të profesionit si doganier për 10 të pandehur si dhe pagimin e shumës prej 448 mijë dollaresh nga vëllezërit Murati dhe Arjana Heba. 18 të pandehurit e kësaj dosje e cila përfundoi sot në Gjykatën e Faktit të Tiranës, janë dënuar për konsumimin e veprave penale të kontrabandës, shpërdorim detyre dhe shmangi të detyrimeve doganore.

Dënimet e dhëna nga gjykata janë dy herë më të ulta nga çfarë kishte kërkuar prokurori i çështjes, ndërkohë që është shpallur i pafajshëm njëri prej tyre. Përfundon kështu pas një muaji në gjykatën e faktit të Tiranës njëri nga proceset më të përfolur të kohëve të fundit./tvklan.al