Reperi i njohur Drake ka kujtuar dy fansa të tij që humbën jetën në një aksident rrugor.

Nëne e bijë humbën jetën pasi u goditën nga një makinë pak pasi kishin marrë pjesë në koncertin e reperit në Missouri në fillim të muajit Shkurt.

37-vjeçari foli për dy fanset e tij gjatë koncertit të fundit në Buffalo.

Ai u bëri thirrje fansave që të jenë mirënjohës ndaj jetës dhe t’u ‘tregojnë dashuri’ personave të afërt, por edhe ata që nuk i njohin.

“Asnjëherë nuk e dini se me çfarë përballet një person kur del nga kjo ndërtesë,” i tha Drake audiencës, sipas pamjeve të siguruara nga TMZ.

 Laticha Bracero, 42 dhe vajza e saj Alyssa Cordova, 21 vjec humbën jetën mëngjesin e 14 Shkurtit, kur shoferi i një makine i cili po ecte me shpejtësi përtej normave të lejuara i goditi menjëherë pasi ato dolën nga koncerti i reperit.

Pas fjalimit emocionues që mbajti për audiencën Drake i dhuroi 25,000 dollarë  një të mbijetuari nga sëmundja e kancerit.

Klan News