Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Burime paraprake për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë të ditur se Klajd Kapidani është plagosur me kaçavidë, në rrethana momentalisht të paqarta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën Besim Alla.

40-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat/tvklan.al