Gjykata e Gjirokastrës la në arrest në burg Skënder Ajdinin dhe liroi nga qelia të birin Bledar Ajdini, të dy të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdinit.

Për ngjarjen në fshatin Zhapokikë gjykata caktoi detyrim paraqitje për Bledar Ajdinin.

Babë e bir akuzohen se ndihmuan autorin e vrasjes Blerti Kanushi, për të fshehur trupin e 72-vjeçarit Faik Ajdini.

Në gjykatë pritet të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë edhe autori, por edhe Darovi Ajdini, 64-vjeçarja e cila gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupit të viktimës.

Klan News