Mungesa e dritave tani është një situatë normale për qytetarët durrsakë. Qeveria ka fiksuar një kotë shpenzimi energjie prej 720 mijë kilovat orësh në ditë. Për të respektuar këtë kuotë, stacioni i Durrësit lëshon energji elektrike nga ora 05:00-07:00 dhe nga ora 17:00 deri në orën 21:00. Kirurgjia, materniteti, burgu dhe porti nuk i nënshtrohen këtij regjimi.

Edhe filiali i KESH në Durrës është i detyruar që punët e veta t’i bëjë pa drita. Sipas drejtuesve të këtij filiali, grafiku i ndërprerjes së dritave, i pengon ata për riparimin e difekteve në transformator. Ndonëse defektet nuk kanë qenë të shpeshta, aktualisht ka vetëm 2 transformatorë në lagjen e Spitallës dhe në Lagjen 7./tvklan.al