Lajme Arkiva 2003

Edi Rama kandidati për Bashkinë e Tiranës ka nisur sot ditën me një takim të zhvilluar me përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse të cilat kanë bashkëpunuar në punën e tyre me Bashkinë e Tiranës.

Rama ka vlerësuar punën e tyre si një punë të vogël, por me një kuptim të madh në jetën e çdo njërit prej nesh. Menjëherë pas këtij takimi kandidati Rama ka zbritur në lagjen e Laprakës ku ka parë nga afër ecurinë për restaurimin e çerdheve, pikërisht ato me numër 11 dhe çerdhen me numër 30. Edhe këtu Rama ka dhënë si gjithmonë një deklaratë për median.

Edi Rama:  Rindërtimi dhe ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve në zona të vështira të qytetit ku fëmijët nuk e kanë këtë shans është një prioritet themelor i yni dhe megjithëse ende nuk e kemi në dorë sistemin, kemi filluar të punojmë në këtë drejtim duke garantuar rindërtimin e 8 çerdheve të kryeqytetit.

Po ashtu Edi Rama, në orët e pasdites ka biseduar dhe ka parë gjendjen e njërës prej lagjeve më të vjetra të tiranës e cila ndodhet në njësinë bashkiake numër 8. Ai përshkoi në këmbë rrugën “Riza Cërova” si edhe rrugën 4 dëshmorët. Së fundmi ai ka sulmuar dhe rivalin e tij demokrat nëpërmjet një deklarate të shkurtër për mediat.

Edi Rama: Për sot minutazhin ja kam falur kundërshtarit tim që të bëjë një premtim tjetër dhe që të shohin njerëzit gallatë./tvklan.al