Lajme Arkiva 2003

Ish basketbollisti i Dinamos, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës ka gjetur rastin të bëjë një minindeshje basketbolli me nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” gjatë paradites së tij elektorale.

Me ftesë të nxënësve të kësaj shkolle të cilët përfshihen në njësinë bashkiake numër 10 ku ka zhvilluar gjatë paradites takimet me elektoratin e zonës, Rama ka bashkëbiseduar me nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Edi Rama: Dihet që gjimnazet e Tiranës janë bastione të Bashkisë së Trianës, janë bastione të mbështetjes për Tiranën evropiane, janë baza nga ku ne kemi startuar në vitin 2000 dhe mbi të cilën do të vazhdojmë të ngremë Tiranën evropiane. Nga ana tjetër, edhe për të parë konkretisht se cilat janë gjerat që do të bëjmë bashkërisht, siç kemi bërë edhe terrenet sportive të kësaj shkolle.

Rama u ka premtuar gjimnazistëve një qendër të re sportive e cila do të ndërtohet sipas tij në tre vitet e ardhshëm që ai do të drejtojë bashkinë e Tiranës./tvklan.al