Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zgjdhjet Vendore 2003

FRESSH në takim me eurosocialistët e Kukësit (28 Shtator 2003 )

FRESSH në takim me eurosocialistët e Kukësit (28 Shtator 2003 )

Lajme Arkiva 2003 Dy nënkryetarët e forumit rinor Eurosocialist shqiptar, Dritan Ylli dhe Elvis Mata kanë zhvilluar takim me eurosocialistët  kuksian, për mbështetur kandidimin e Osman Alisë për Bashkinë  e Kukësit. Dritan Ylli: Garantojmë edhe njëherë angazhimin total të qeverisë në këto zgjedhje lokale, me mbështetjen e Partisë socialiste për fitoren e kandidatit tonë./tvklan.al

Shtator 28, 2003
Sali Berisha zhvillon takime elektorale në Elbasan (27 Shtator 2003)

Sali Berisha zhvillon takime elektorale në Elbasan (27 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi dje dy takime elektorale në Elbasan për të mbështetur kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet Ardian Turku. Fillimisht lideri Demokrat ishte në lagjen Skënderbej, e njohur në Elbasan si bastioni i demokratëve. Kjo lagje bën pjesë në zonën elektorale të deputetes socialiste Valentina Leskaj,...

Shtator 27, 2003
Edi Rama: Kemi 2 vjet që po punojmë për legalizimet (27 Shtator 2003)

Edi Rama: Kemi 2 vjet që po punojmë për legalizimet (27 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Ne nuk i konsiderojmë zgjedhësit tanë qofshin këta nga veriu apo nga jugu, nga qendra apo nga periferia, dele të cilave u bëjmë premtime të tipit Berisha, që do t’ju legalizojmë banesat dhe pas fushatës të harrojmë gjithçka. Në mitingun që ka zhvilluar pasdite në kombinat Edi Rama e ka siguruar elektoratin...

Shtator 27, 2003
Edi Rama zhvillon ndeshje basketbolli me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” (23 Shtator 2003)

Edi Rama zhvillon ndeshje basketbolli me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” (23 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Ish basketbollisti i Dinamos, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës ka gjetur rastin të bëjë një minindeshje basketbolli me nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” gjatë paradites së tij elektorale. Me ftesë të nxënësve të kësaj shkolle të cilët përfshihen në njësinë bashkiake numër 10 ku ka zhvilluar gjatë paradites takimet...

Shtator 23, 2003
Sali Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Sarandës (22 Shtator 2003)

Sali Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Sarandës (22 Shtator 2003)

Edmond Gjoka është kandidati demokrat i Partisë Demokratike për Bashkinë  e Sarandës të cilin e prezantoi kryetari Sali Berisha. Gjoka në programin e tij parashikon të shndërrojë godinën e bashkisë në shtëpi të qytetarëve. Ai u tha qytetarëve të Sarandës se do të krijojë këshillin e tyre ku ata do të kenë mundësi të shqyrtojnë...

Shtator 23, 2003
Kryetari Socialdemokrat Skënder Gjinushi takim elektoral në Përrenjas (23 Shtator 2003)

Kryetari Socialdemokrat Skënder Gjinushi takim elektoral në Përrenjas (23 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Kryetari Socialdemokrat Skënder Gjinushi prezantoi kandidatët për kryetar bashkie në Përrenjas dhe Librazhd. Në takimet me elektoratin socialdemokrat të Librazhdit zoti Gjinushi theksoi rolin e PSD-së në zhvillimet politike qeverisëse të vendit dhe argumentoi domosdoshmërinë e fitores në 12 tetor të së majtës dhe socialdemokracisë për forcimin e qeverisjes vendore dhe të...

Shtator 23, 2003
Organizimi zgjedhor vazhdon të krijojë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës (22 Shtator 2003)

Organizimi zgjedhor vazhdon të krijojë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës (22 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Organizimi dhe problematika zgjedhore kanë krijuar tashmë përplasje të forta ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Zgjedhja e anëtarit të ri të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ndryshimet e ligjit për policinë kapitulli për zgjedhjet janë shoqëruar deri më tani me kontestime nga opozita të cilat janë drejtuar jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj...

Shtator 22, 2003
Presidenti Alfred Moisiu ka vijuar takimet për të siguruar zgjedhje të lira (17 Shtator 2003)

Presidenti Alfred Moisiu ka vijuar takimet për të siguruar zgjedhje të lira (17 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ka vijuar takimet që kanë si qëllim marrjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve të lira me përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në takim qenë të pranishëm edhe prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku si dhe kryetari i komisionit parlamentar për rendin dhe SHISH-in Neritan Ceka. “Në...

Shtator 17, 2003
Vili Minarolli: I bëj thirrje Edvinit të pijë me orar ilaçet (16 Shtator 2003)

Vili Minarolli: I bëj thirrje Edvinit të pijë me orar ilaçet (16 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Vili Minarolli funksionari i lartë i Partisë Demokratike ka akuzuar sot Bashkinë e Tiranës në lidhje me disa investime të bëra në zonën e bregut të lumit. Vili Minarolli: Jam këtu së bashku me dy njerëz të nderuar që Rama i quajti kriminel. Sa për t’ia bërë të ditur në breg të...

Shtator 16, 2003