Titujt kryesorë, 04 Shkurt ora 19:30

Obama, pas samitit të NATO-s në Tiranë ose Zagreb

Pas samitit te NATO-s në Prill të këtij viti në Strasburg, kur Shqipëria e Kroacia do të pranohen në Aleancë, presidenti amerikan Barack Obama mund të vizitojë Tiranën ose Zagrebin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate.

Buxheti i Tiranës, debate mbi vlefshmërinë e votimit

Votimi i projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës ka shkaktuar edhe sot debate politike. Kryebashkiaku Rama e konsideron votimin të ligjshëem, por kryetari i Këshillit Bashkiak e quan të pavlefshëm. Rregullorja rrëzon pretendimet e Ramës.

Engel: SHBA do të mbështesë reformat e Shqipërisë

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel i ka konfirmuar kryeministrit Berisha mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat integruese, të cilat ai i ka vlerësuar me nota të larta.

Rrugëdalja nga kriza, Obama nis shkurtimet buxhetore

Barack Obama pritet të njoftojë sot shkurtime të reja buxhetore, si masë për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kriza. Kufizimet prekin punonjësit e bankave dhe kompanive që pranojnë ndihma financiare nga  qeveria.

Partizani fiton me Dinamon. Forcohet lidhja tifozë-lojtarë

Lojtarët dhe trajneri i Partizanit kanë forcuar edhe më shumë lidhjet shpirtërore me tifozërinë pas fitores së arritur sot ndaj Dinamos. Por humbja e radhës rrezikon bankinën blu.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 04 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço