Titujt kryesorë 17 Korrik 2010, ora 19:30

Aksident tragjik në Pukë, dhjetra viktima e të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dom të Pukës. Një autobus i linjës Durrës-Fushë Arrëz ka rënë në greminë duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Në dy aksidente të tjera në Fier dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Përleshje me armë me policinë, gjendet i vdekur 16-vjeçari

Një 16-vjeçar u gjet i vdekur pasditen e sotme në një automjet tip Benz në fshatin Balldren të Lezhës. I riu u braktis nga shokët e tij pasi një ndjekjeje nga policia, e cila më parë u kishte bërë thirrje të rinjve për të ndaluar.

Alarmi i mjekëve: Droga, fenomeni po prek dhe 50-vjeçarët

Përdorimi i lëndëve narkotike mbetet në nivele shqetësuese. Mjekët japin alarmin se ky fenomen ka prekur grupmosha të reja, ku vihet re një shtim i përdoruesve tek të rinjtë, por edhe te 50-vjeçarët dhe gratë.  

Gjiri i Lalzit, oazi i ri i pushuesve në Adriatik

Gjiri i Lalzit, vetëm 27 km në veri të Durrësit është shndërruar këtë sezon në oazin më të ri të Adriatikut, për shkak të bukurisë natyrore, ujit të pastër, por edhe të rrugës së asfaltuar.

Masakra e Tivarit, të afërmit e viktimave: Mirëpresim çdo hetim

Në Kosovë, të afërmit e viktimave të masakrës së Tivarit mirëpresin çdo angazhim për zbardhjen e këtij krimi, si nga ana e autoriteteve kosovare, ashtu edhe nga ato në Shqipëri.

“Njerëz të humbur”, në gjurmët e dy rasteve të reja

Emisioni “Njerëz të humbur” është vënë mbrëmë në gjurmët e dy rasteve të reja. Në njërin prej tyre një shqiptar i Maqedonisë ka kërkuar ndihmën e emisionit për t’u lidhur me nënën, me të cilën ishte ndarë 20 vjet më parë.

“Maratona e Këngës” ndez sheshet e Patosit dhe Gjirokastrës

“Maratona e Këngës Popullore e Qytetare” udhëtoi në mesjavë në Patos dhe Gjirokastër, ku interpretimet e këngëtarëve profesionistë u mirëpritën nga mijëra qytetarë në sheshet kryesore të këtyre qyteteve.    

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 17 Korrik 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço