Titujt kryesorë 21 Janar 2010, ora 19:30

Ristani: Zëvendësimi i mandateve, sapo të kërkohet nga Kuvendi

KQZ do të nisë zëvendësimin e mandateve të deputetëve që kanë shkelur afatet kushtetuese të paraqitjes në parlament, sapo të marrë njoftimin përkates nga Kuvendi. Arben Ristani sqaron se për këtë duhet shumicë e thjeshtë.

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë në 2010, më e larta në rajon

Në raportin vjetor për parashikimin ekonomik të globit, Banka Botërore thotë se Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajon. Sipas BB, ekonomia botërore po del më në fund nga kriza.

Terri në “Qemal Stafa”, shkarkohet drejtori Perikli Dhales

Bordi drejtues i stadiumit “Qemal Stafa” shkarkon drejtorin Perikli Dhales, për skandalin e ndodhur një ditë më parë të ndërprerjes së energjisë në ndeshjen mes Gramozit dhe Realit të Madridit.

Skema e re e subvencioneve në bujqësi, ja kush përfiton

Për fermerët shqiptarë nis aplikimi për të përfituar nga fondi i Programit për Bujqësinë. Këtë vit skema e re favorizon sistemet e ujitjes, serat me ngrohje diellore, prodhimet bio dhe agrokulturën.

Deputetët, mandat për të zaptuar hapësirat publike?

Ligjvënësit shqiptarë shkelin haptazi Kodin Rrugor, por nuk ndëshkohen nga policia. Ndryshe nga qytetarët e thjeshtë ata i parkojnë makinat e tyre në trotuaret pranë kryesisë së Kuvendit.

Ndërron jetë gjeniu i përkthimit në shqip, Pashk Gjeçi

Ka ndërruar jetë në moshën 92–vjeçare, gjeniu i përkthimit në gjuhën shqipe, Pashk Gjeçi. Ai solli për lexuesin shqiptar kryeveprat e letërsisë botërore, Iliadën e Homerit dhe Komedinë e Dantes.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 21 Janar 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço