Titujt kryesorë 31 Korrik 2009, ora 19 30

Komisionerët socialistë të Beratit: PS të ndalë përbaltjen tonë

13 komisionerë socialistë të qarkut të Beratit i kërkojnë PS të ndalë sulmet dhe përbaltjen ndaj tyre, duke sqaruar se rezultati i Beratit shpreh vullnetin e votuesve. Kryetari i PSD Skënder Gjinushi, thotë se e majta i humbi zgjedhjet pasi PS u tregua e pabesë me aleatët.

Bilanc lufte në aksidentet rrugore. Tre viktima në ditë

Aksidentet rrugore po shënojnë një bilanc viktimash, të denjë për një vend lufte. 3 persona humben jetën sot nga përplasja e 2 automjeteve në Lezhë, 7 të tjerë u plagosën, 4 prej tyre në Milotë. Numri i viktimave në një javë ka arritur në 18 dhe ai i të plagosurve në plot 28.

Policia: Aksidentet, pasojat e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave

Policia e shtetit pranon se gjendja në rrugët shqiptare është shqetësuese. Sipas saj në të shumtën e rasteve, burimi i aksidenteve është shpejtësia mbi normat e lejuar dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.

Gripi i derrit, konfirmohen katër raste të reja në shqipëri

Gripi i derrit ka prekur 4 persona të tjerë në vend, duke e çuar numrin e tyre në 8. Afro 300 persona rezultojnë si të dyshuar. Autoritetet presin përgjigjen e analizave nga laboratorët e specializuar të Rumanisë.

Maratona 4 kalon kufijtë e Shqipërisë, mbrrin në Ulqin

Maratona e Këngës Popullore e Qytetare i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është ndalur në qytetin e Ulqinit. Koncerti më i madhë veror i muzikës shqiptare, ka bërë për vete banorët dhe pushuesit e kësaj treve shqiptare.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 31 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço