Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Laçit në shtëpi.

Kampionët në fuqi, ishin dominues në fillim të takimit, ndërsa pjesën e parë e mbyllën në avantazh minimal, pas golit të shënuar nga Joel në minutën e 20-të.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, nisi me Egnatian në sulm dhe në minutën e 67-të, Fangaj dyfishoi shifrat. Boçka ngushtoi diferencën në minutën e 73-të, duke shënuar për 2-1.

Megjithatë, minutat e mbetura skuadra e Edlir Tetovës, i menaxhoi shumë mirë dhe në fund mori 3 pikët.

Kjo është fitorja e dytë për Egnatian, pas asaj me Dinamon në javën e parë, ndërsa Laçi vazhdon të mos njohë fitore, pasi një javë më parë barazoi me Tiranën pa gola. /tvklan.al