Kastrioti, Teuta dhe Beslidhja, po presin me ankth fatin e tyre, do të jenë ose jo sezonin tjetër në superligë. Trajnerët e skuadrave që rrezikojnë po bëjnë llogaritë si mund të qëndrojnë në zonën e Play off-it.

“Kemi më shumë shanse për të qëndruar në super ligë, mbas pikëve që kemi jemi 4 pik larg Lezhës, 3 pikë larg Durrësit. Duke parë dhe kalendarin e ekipeve në rivale dhe tonin, them që ku i kanë shanset”.

“Dihet që 2 ndeshje janë ndeshje finale po ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës sidomos me Tiranën, sepse dihet që 1 gabim aty ne shkojmë plotësisht për rënin nga superliga”.

Më i sigurt duket ekipi krutan që i duhet vetëm një fitore për të qenë në zonën e Play off-it. Renditja dhe pikët ja vështirësojnë më shumë punën Beslidhjes dhe Teutës që kanë të dyja ndeshje me Besën, pasi ekipi i Kavajës kërkon me ngulm një vend në kupën Interttoto.

Beslidhja u ringjet në super ligë këtë sezon. Kastrioti u rikthye në kampionatin 2006-2007, ndërsa Teuta nuk luan në kategorinë e parë që prej vitit 1961. Java e parafundit e kampionatit shqiptar do të luhet pasditen e së mërkurës./’tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku