Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Lëvizja e Legalitetit do të mbështesë në çdo moment lëvizjen e re politike të pretendentit mbretëror Leka Zogu i Parë. Kryetari i kësaj force politike Ekrem Spahia, shprehet se qëllimi i të dyja palëve është i njëjtë, kështu që përkrahja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të forcojë edhe më tej sigurinë për një rezultat të mirë.

Ekrem Spahia: “Partia Lëvizja e Legalitetit ka deklaruar që mbështet pa asnjë lloj rezerve lëvizjen më të fundit të Mbretit Leka i Parë, për zhvillim kombëtar. Nuk bëhet fjalë që do të jemi të ndarë apo të bashkuar, legaliteti dhe mbreti janë një, sepse është partia e vetme që ka sakrifikuar për idealin mbretëror dhe është partia e vetme që kërkon rikthimin e monarkisë në Shqipëri nëpërmjet rrugëve legjitime”./tvklan.al