Pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale për linë e majmunit, ekspertët e shëndetit publik thonë se nuk ka vend për panik. Mjeku epidemiolog Laidon Shapo thotë se edhe para dy vitesh OBSH shpalli emergjence globale për linë e majmunit, por e hoqi atë pasi numri i rasteve u ul.

Leidon Shapo, epidemiolog: Lija e majmunit është një viroz zonotike. Nëntipi 1 b është parë edhe më përpara në qarkullim.

Sipas mjekëve infeksioni merret vetem përmes kontakteve të ngushta me një të infektuar.

Leidon Shapo, epidemiolog: Simptomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, pastoaj fillojnë ato flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë dhe brenda kësaj periudhe personi është infektues dhe infektimi ndodh vetëm me kontakt të ngushtë. Lëkurë më lëkurë varianti 1 b është shumë përhapës por mënyra sesi merret infeksioni nab ën të jemi më pak të shqetësuar.

Përveç njollave në lëkurë, infeksioni shoqërohet dhe me shenja të tjera.

Leidon Shapo, epidemiolog: Simptomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, pastaj fillojnë ato flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë dhe brenda kësaj periudhe personi është infektues dhe infektimi ndodh vetëm me kontakt të ngushtë. Lëkurë më lëkurë varianti 1 b është shumë përhapës, por mënyra sesi merret infeksioni na bën të jemi më pak të shqetësuar.

Sipas bluzave të bardha, personat e vaksinuar për linë përpara viteve 90 kanë mbrojtje edhe për linë e majmunit.

Leidon Shapo, epidemiolog: Është i mbrojtur në rrethana të caktuara. Mund të ketë simtomatologji të lehtë, maksimumi të mesme.

Vdekshmëria deri më tani, rezulton në 4%. Në 2022-shin një variant më i butë i Lisë së Majmunit u përfap në 100 vende, përfshirë Europën dhe Azinë, duke shkaktuar 140 viktima dhe 87 mijë infektime.

Tv Klan