Lajme Arkiva 2003

Policia e Shkodrës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës do të kenë të tjerë drejtues. Neritan Nallbati drejtor i Policisë Vlorë do të lërë këtë drejtori për të marrë të njëjtën detyre tashmë në Elbasan ndërsa blutë e Vlorës do të drejtohen nga Xhevahir Karai i cili lë funksionin e drejtorit në Policinë e Shkodrës.

Karai do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani deri më tani drejtor në Policinë e Fierit, ndërsa blutë e kësaj prefekture do të emërohen nga drejtori deri në emërimin zyrtar. Këto tre qarkullime pritet të pasohen me të tjera ndryshme brenda pak javësh, ku pritet që disa nga drejtuesit e sektorëve të policisë së shtetit në ministri të marrin drejtime në prefektura.

Sot ka filluar punë pas emërimit edhe shefi i ri i komisariati të Rinasit Arben Ibro i cili ka lënë detyrën e shefit të komisariatit për qytetin e Durrësit dhe është emëruar në Rinas. Prej muajsh ky komisariat drejtohet nga Kastriot Guma i cili u komandua me urgjencë pas arrestimit të menjëhershëm në Enriko Sulejmanit.

Me shefin e ri ka filluar punë edhe një kryekontrollor i ri i policisë në Rinas. Për detyrën shefi i komisariatit të Durrësit deri më tani janë renditur dy kandidatura të njohura si drejtues të vjetër të policisë. Gani Malushi aktualisht shef i komisariatit në Krujë dhe Milto Kordha dikur shef i komisariatit në Elbasan janë përfolur si kandidatë për një nga komisariatet më të rëndësishme në vend, atë të Durrësit./tvklan.al